2009-06-18 19:33:42

Udhëheqësit peruvian Pixango i jepet strehim politik në Nikaragua.


(18.06.2009 RV)Alberto Pixango, udhëheqësi indigjen i Perusë, i cili prej ditësh kishte kërkuar strehim politik në ambasadën nikaraguane në Peru, arriti në Managua ku mori strehim politik. Menjëherë pas mbrritjes atje Pixango akuzoi presidentin peruvian Alan Garsia se është përgjegjës për vdekjen e 34 personave gjatë dhunës së ditëve të fundit dhe përsëriti kërkesave e indigjenëve për respektim të të drejtave veçanërisht përsa i përket ujit dhe tokës. Pixango, 44-vjeçar, mësues me profesion, akuzohet nga qeveria peruviane se është frymëzuesi dhe organizatori i protestave të indigjenëve që kohët e fundit po ngrejnë zërin për më shumë të drejta.







All the contents on this site are copyrighted ©.