2009-06-18 18:09:45

Sinodi i ipeshkvijve: konsensus mbi dokumentin që do t’i paraqitet Papës Racinger në prag të Thirrjes Apostolike kushtuar Fjalës së Hyjit.


(18.06.2009 RV)Reflektimi i thellë mbi Fjalën e Hyjit dhe misionin e Kishës e në veçanti mbi letrat e Shën Palit karakterizoi mbledhjen e tretë të Këshillit të zakonshëm të XII të Sekretarisë së Përgjithshme të Sinodit të Ipeshkvijve që u mbajt me 3-4 qershor.
Në një njoftim të shkurtër thuhet se gjatë punimeve u arritën rezultate domethënëse për hartimin e dokumentit që do t’i paraqitet Benediktit XVI në prag të botimit të Thirrjes Apostolike mbas sinodale me temën: “Fjala e Hyjit në jetën dhe misionin e Kishës”. Bëhet fjalë këtu për diçka që ka për qëllim nderimin dhe përvetësimin e Fjalës së Hyjit, dëgjimin dhe leximin e Biblës si dhe zbatimin e saj në jetën personale, familjare, kishtare e shoqërore” - thuhet në njoftimin e Sinodit të Ipeshkvijve.







All the contents on this site are copyrighted ©.