2009-06-18 16:47:43

Audienca e Papës Benedikit XVI me Presidentin e Maltës Abela


(18.06.2009 RV)RealAudioMP3 Papa Benedikti XVI priti sot paradite në audiencë në Vatikan, Presidentin e ri të Republikës së Maltës, shkëlqesinë e tij George Abela, i cili më pas, vizitoi edhe Kardinalin Sekretar i Shtetit të Vatikanit, Tarçizio Bertone, shoqëruar nga imzot Domenik Mambertě, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet.
Në bashkëbisedime, përveç ripohimit të lidhjeve miqësore të lashta e të forta ndërmjet Selisë së Shenjtë e Republikës së Maltës, janë trajtuar edhe tematika që kanë të bëjnë me shoqërinë malteze, në të cilën Kisha Katolike vazhdon të luan një rol të rëndësishëm. Po kështu bashkëbiseduesit janë ndalur tek situata ndërkombëtare, me një referim të posaçëm në Lindje të Mesme e në Afrikë, si dhe mbi ndihmesën pozitive që Malta mund të ofrojë në zgjidhjen e problemeve ekzistuese.







All the contents on this site are copyrighted ©.