2009-06-17 17:47:50

Salla vatikanase e Shtypit: të paligjshme shugurimet meshtarake të Vëllazërisë së Piut X.


(17.6.2009 RV)RealAudioMP3 Shugurimet meshtarake të lëfevrianëve duhen konsideruar ‘të paligjshme’: kjo nënvizohet nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë në një notë, botuar sot, që u përgjigjet pyetjeve të vazhdueshme, lidhur me shugurimet në Vëllazërinë e Shën Piut X, planifikuar për fundin e qershorit.
“Derisa Vëllazëria (e Shën Piut X) nuk ka vendin e vet kanonik në Kishë, edhe meshtarët e saj nuk mund ta ushtrojnë misionin e tyre të ligjshëm në këtë Kishë (…), derisa të mos sqarohen çështjet, që kanë të bëjnë me doktrinën”- kjo theksohet në notën e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë e cila, pasi kujton disa nga pjesët më të rëndësishme të Letrës së Benediktit XVI drejtuar ipeshkvijve më 10 marsin e kaluar, arrin në përfundimin se “Shugurimet duhen konsideruar akoma si të paligjshme”.







All the contents on this site are copyrighted ©.