2009-06-17 18:12:12

Benedikti XVI: G8 politik, t’i dëgjojë liderët fetarë.


(17.06.2009 RV)RealAudioMP3 Fetë mund t’i ndihmojnë shumë liderët politikë: këtë ripohoi, sot paradite, Benedikti XVI i cili, duke folur me shtegtarët e gjuhës angleze, të pranishëm në audiencën e përgjithshme, u drejtoi një përshëndetje të posaçme pjesëmarrësve në takimin e rangut të lartë të liderëve fetar me rastin e G8 së tyre. Në këtë takim, që përfundoi sonte në Romë, morën pjesë njëqind prijës fetarë, të mbledhur së bashku për të ripohuar rolin e besimtarëve në ndërtimin e një bote me paqe e siguri.
E Benedikti XVI e mbështeti fuqimisht rolin e liderëve fetarë botëror në favor të paqes dhe vlerësoi ‘G8 të feve’, nismë që flet vetë për rolin themelor të vlerave shpirtërore në jetën e popujve e të individëve. Në audiencën e përgjithshme, duke i falënderuar organizatorët e takimit të madh të feve, Papa u shpreh kështu:
I am confident that it will do much to draw the attention…
Jam i sigurtë se kjo ngjarje e madhe do të bëjë shumë për të tërhequr vëmendjen e liderëve politikë të botës mbi rëndësinë e feve brenda indit të çdo shoqërie. Ky samit – shtoi Ati i Shenjtë – vë theksin mbi detyrën e liderëve për të promovuar ligje e politika, që vihen plotësisht në shërbim të së mirës së përbashkët”.







All the contents on this site are copyrighted ©.