2009-06-16 15:21:02

“Përçimi i fesë tek fëmijët”: një libër i dobishëm


(16.06.2009 RV)RealAudioMP3 “Përçimi i fesë tek fëmijët”: ky është titulli i librit të gazetarit italian Fabio Narçizi, anëtar i Equipe Notre Dame (END), lëvizje botërore mbi përshpirtërinë e çiftit. I botuar nga paolinet, vëllimi paraqet përvojën 12-vjeçare të një famullie romake. Se cila është mënyra më e frytshme për t’u përçuar fenë të vegjëlve, na e shpjegon në mikrofonin tonë vetë autori:
Para së gjithash, feja komunikohet në familje e bëhet që në fillim, që kur fëmija lind e është akoma në djep. Ai e kupton afërsinë e prindërve në një mënyrë, që libri përpiqet ta shpjegojë, mënyrë që do ta ndihmojë më vonë të zbulojë Zotin. Janë të rëndësishme sidomos shenjat: shenja e kryqit mbi ballë kur zgjohet në mëngjes, në mbrëmje kur shkon të flejë. Është diçka e ndryshme nga përkëdheljet, sepse shoqërohet me një bekim, sepse foshnja dëgjon zërin e prindërve, që ndryshon e dalëngadalë zbulon në atë shenjë e në ato fjalë një Atë, që është i tij por edhe i të gjithëve, Atin Qiellor.
Në libër paraqitet një punë kërkimore. Cilat janë rezultatet që dalin prej saj?
Ajo që ka ndryshuar e që ka gjithnjë e më pak rëndësi është ambienti i jashtëm, i cili dikur kishte shenja të dukshme e të mëdha feje. Është pakësuar edhe funksioni edukativ i familjes. Që nga vitet ’70, familja ia ka deleguar gjithnjë e më shumë famullisë apo shkollave katolike edukimin fetar të fëmijëve. Sot kemi fëmijë që arrijnë në Kungimin e Parë, pra në moshën 8 vjeç pa ditur si bëhet shenja e kryqit. Ky është element shumë shqetësues, pasi do të thotë se në vitet e mëparshme edukimi fetar ka munguar krejtësisht.







All the contents on this site are copyrighted ©.