2009-06-16 18:04:34

Përfunduan punimet e Grupit të Shangait në Jekaterinburg


(16.06.2009 RV)Gjatë konferencës dyditore që u zhvillua në Jekaterinburg, vendet anëtare të Grupit të Shangait, themeluar në 2001 në qytetin me të njëjtën emër - Rusia, Kina, Kazakistani, Taxhikistani, Uzbekistani dhe Kirgizistani, përsëritën nevojën për bashkërenditjen e përpjekjeve për të dalë nga kriza ekonomike globale. Pjesëmarrësit nënshkruan një deklaratë të përbashkët për nevojën e kontrollimit të instituteve financiare ndërkombëtare me synimin që të parandalohen kriza të tjera botërore. Në takim u propozua gjithashtu që këto gjashtë shtete të kenë një valutë të tyre të përbashkët.
Po ashtu pjesëmarrësit i kushtuan vëmendje gjendjes në Afganistan si edhe çështjes bërthamore koreanoveriore.







All the contents on this site are copyrighted ©.