2009-06-16 15:42:36

Papa ka emëruar mons. Di Noia sekretar të ri të Kongregatës së Vatikanit për Kultin Hyjnor e Disiplinën e Sakramenteve


(16.6.2009 RV)RealAudioMP3 Benedikti XVI ka emëruar sekretar të Kongregatës së Vatikanit për Kultin Hyjnor e Disiplinën e Sakramenteve rregulltarin domenikan atë Jozef Augustin Di Noia, deri më tani zëvendës sekretar i Kongregatës së Vatikanit për Doktrinën e fesë, duke e emëruar njëkohësisht kryeipeshkëv e titullar të Oregon City.
Kryeipeshkvi i ri, 65 vjeç, është me prejardhje nga Nju Jorku. Doktor në Teologjinë e Shenjtë pranë Fakultetit Papnor të Teologjisë ‘Shtëpia Domenikane e Studimeve’ dhe në filozofi në ‘Univesitetin Yale’, për 20 vjet ka qenë profesor teologjie në Fakultetit Papnor të Teologjisë ‘Shtëpia Domenikane e Studimeve’ e drejtor i revistës teologjike “The Thomist”.
Pastaj për shtatë vjet ka qenë sekretar i Komisionit doktrinor të Konferencës ipeshkvnore të SHBA-së. Anëtar i Komisionit Teologjik Ndërkombëtar dhe anëtar i Akademisë Papnore të Teologjisë e i Akademisë Papnore të Shën Tomës së Akuinit. Sekretari i ri i Kongregatës për Kultin Hyjnor e Disiplinën e Sakramenteve Atë Jozef Di Noia është autor i veprës “The Diversity of Religions”, si dhe autor i shumë artikujve e shkrimeve të ndryshme, së fundi po kujtojmë se është edhe bashkë-autor i veprës “The Love That Never Ends”.







All the contents on this site are copyrighted ©.