2009-06-16 18:03:10

Fjalimi i Netanijahut ngjall entuziazëm në Shtëpinë e Bardhë dhe pakënaqësi tek hezbollahët.


(16.06.2009 RV)Fjalimi që kryeministrit Netanijahu mbajti dje në të cilin tha për herë të parë se është i hapur ndaj krijimit të një shteti palestinez të demilitarizuar, duket se e rriti popullaritetin e tij. Fjalimi i tij u prit mirë nga opinioni publik izraelit por shkaktoi reagimet e palestinezëve. Netanijahu tha se palestinezët po qe se duan të ndërtojnë shtetin e tyre të çmilitarizuar dhe pa hapësirë ajrore duhet të njohin pikësëpari të shtetin hebraik si të tillë, gjë që e përjashton kthimin e palestinezëve të dëbuar nga territoret e pushtuara. Po ashtu duhet të vënë nën kontroll Hamasin si edhe nuk duhet të bëjnë marrëveshje me shtete armike të Izraelit.
Për presidentin Obama pranimi i konceptit “dy kombe - dy shtete” nga ana e Netanijahut është një hap para i Tel Avivit dhe tani mund të nisin negociatat për paqën. Por lidhur me këtë fjalim, udhëheqësi i hezbollahëve libanez Hasan Nasrallah, tha se Izraeli ia mbylli të gjitha dyert dialogut për paqën duke lënë të kuptohet qartë vizioni i së ardhmes së palestinezëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.