2009-06-16 18:03:58

214 trajnues për anëtarët e komisioneve të qendrave të votimit të 28 qershorit


(16.6.2009 RV)Në Shqipëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi sot listën me 214 trajnuesit për anëtarët e Komisioneve të Qendrave të Votimit (KQV), në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit.
Me afrimin e ditës së votimeve KQZ zhvillon kurse trajnimi me anëtarët e KQV-ve lidhur me legjislacionin zgjedhor.
Sipas vendimit të miratuar nga lista me 214 trajnuesit e përzgjedhur, 50% e tyre kanë kontribuar në këtë detyrë në zgjedhjet lokale të vitit 2007 dhe në zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2005. Në përzgjedhjen e tyre KQZ ka marrë parasysh përvojën e punës dhe eksperiencat e mëparshme si trajnues në fushën e zgjedhjeve.







All the contents on this site are copyrighted ©.