2009-06-15 18:02:44

Në Iran, opozita në protestë


(15.06.2009 RV)Në Iran, tri ditë pas zgjedhjeve, në të cilat fitoi presidenti aktual Ahmadinexhad, autoriteti suprem fetar Khamenei i ka dhënë personalisht urdhër Këshillit të gardianëve të shqyrtojë pretendimet e opozitës mbi rezultatin e votimeve. Ndërkaq, megjithëse qeveria nuk e ka dhënë lejen, në Teheran vazhdoi sot protesta e përkrahësve të liderit reformist, Musavi. Gjithsesi, policia nuk i ka lënë të qetë manifestuesit, duke i sulmuar e duke shkaktuar të plagosur. Buletini i fundit zyrtar flet për 170 arrestime në 48 orë. Edhe autoritete të qeverisë aktuale, si Ministri i Mbrotjes, e quajnë fatkeqësi rizgjedhjen e Ahmadinexhadit në postin e presidentit të Republikës Islamike. Presidenti ka shtyrë vizitën e tij të sotme në Moskë për shkak të protestave.







All the contents on this site are copyrighted ©.