(15.06.2009 RV)Papa takoi sot paradite në Sallën Bolonja të Vatikanit, një
delegacion me ipeshkvij austriakë. Sot e nesër, prelatët do të bisedojnë edhe me krerë
të tjerë dikasteresh e me drejtues të Kuries Romake. Në qendër të vizitës, disa probleme
të Kishës në Austri, ndër të cilat çështje që kanë të bëjnë me dioqezën e Lincit,
ku kryeipeshkvi i emëruar nga Papa, pas protestave të brendshme, dha dorëheqjen.