2009-06-12 16:45:11

Pakistani tronditet nga atentatet


(12.06.2009 RV)RealAudioMP3 Ditë dhune në Pakistan. Një seri atentatesh kanë shkaktuar së paku 10 të vdekur e 180 të plagosur në qytetet e Lahores, Nausherës dhe Peshauarit. Në dy atentate, janë goditur xhamitë e mbushura me njerëz që luteshin, si çdo të premte. Kjo është përpjekja e talebanëve për t’iu përgjigjur ofensivës së ushtrisë në luginën e Suatit, ku njëra pas tjetrës po bien të gjitha kështjellat e tyre. Edhe gjatë 24 orëve të fundit, në zonat kufi me Afganistanin kanë vazhduar bombardimet e aviacionit të Islamabadit. Së paku 47, viktimat, ndër të cilat edhe civilë.







All the contents on this site are copyrighted ©.