2009-06-12 18:32:48

Imzot Lucian Avgustini për takimin e Këshillit të Konferencave të Evropës në Zagreb


(12.06.2009 RV)Përfundoi takimi i ipeshkvijve përgjegjës për çështjet shoqërore të Konferencave ipeshkvnore katolike të Evropës, ku morën pjesë 37 delegatë të 22 vendeve. Takimi u zhvillua në Zagreb të Kroacisë dhe pati në qendër të vëmendjes përgjigjen e Kishës për krizën ekonomike globale. Kryeipeshkvi i Zagrebit dhe zv.presidenti i Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore, kardinali Bozaniç theksoi në përfundim se “Kisha e ndjen gjithnjë të përfshirë veten, kur është në lojë jeta e njeriut, dinjiteti i tij, e mira e përbashkët, e drejta për punë, një jetë dinjitoze dhe mbrojtja e shtresave më të dobta”. Në takim mori pjesë për Shqipërinë, ipeshkvi i Sapës, imzot Lucian Avgustini. Ta dëgjojmë në intervistën e don David Gjugjës RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.