2009-06-11 20:47:05

NATO-ja do te reduktojë forcat e Kforit në Kosovë në 10.000 njësi. Nesër më 12 qershor bie 10 vjetori i çlirimit.


(11.6.2009 RV)Ministrat e Mbrojtjes së Vendeve të NATO-së kanë arritur marrëveshjen për reduktimin e forcave të paqes të pranishme në Kosovës, prej 14.000 në 10.000 njësish, duke konfirmuar kështu stabilitetin e rajonit. “Ministrat janë vendosur se kushtet politike e ushtarake mundësojnë një zhvendosje drejt rishqyrtimit gradual të përmasës së forcave të Kforit”, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i Aleancës Atlantike, Jaap de Hoop Schweffer. Reduktimi i forcave të Kforit mund të realizohet brenda vitit, por koha e saktë duhet të përcaktohen ende, ka theksuar Scheffer.
Në dhjetëvjetorin e çlirimit presidenti uron qytetarët e Republikës
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu me rastin e 12 qershorit, Ditës së çlirimit të vendit, iu drejtua qytetarëve duke pohuar se kjo ditë është e veçantë, është ditë e kremtes dhe krenarisë së madhe, por edhe e dhimbjes dhe e kujtimit për të gjithë ata që në rrugën e gjatë të pavarësimit bënë aktin më sublim, duke u sakrifikuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit.







All the contents on this site are copyrighted ©.