2009-06-11 20:08:54

Komisioni teologjik ndërkombëtar në dokumentin e vet të fundit: Duhet një etikë e përgjithshme e bazuar tek ligji natyral dhe jo tek ligji i më të fortit.


(11.06.2009 RV)A është e mundur të konceptohet një etikë e përgjithshme, e bazuar tek vlerat më të thella që e përkufizojnë njeriun, përtej racave dhe besimeve, e që pastaj nga kjo etikë të mund të varen normat që rregullojnë politikën apo ekonominë, apo edhe vetë të drejtat e njeriut, duke shmangur rrezikun që ato të përcaktohen nga ligji i më të fortit? Kjo është pyetja kryesore që nëpërmjet dokumentit më të fundit botuar nga Komisioni Teologjik Ndërkombëtar u paraqit në faqet e gazetës vatikanase “Osservatore romano” nga domenikani francez, prof. Tomas Bonino. “Është e nevojshme – lexohet në këtë dokument – një konsensus mbi vlerat objektive dhe të përgjithshme.” “Ato duhet të shkrihen në një- thotë Atë Bonino, kur flitet për atë që e përkufizon qenien njerëzore si të tillë, domethënë mbi natyrën njerëzore që realizohet konkretisht tek çdo person, i cilësdo race t’i përkasë, i cilësdo kulture apo feje të jetë”.

“Vlerat e fiksuara në këtë mënyrë – shton Prof. Bonino – munden, për shembull “t’i sigurojnë të drejtave të njeriut një bazë më solide nga pozitivizmi i brishtë juridik” por edhe mund t’i pengojnë sektorët e ndryshëm të aktivitetit njerëzor – duke filluar nga drejtësia, ekonomia dhe politika – që të zhvillohen pa patur një udhëzues normativ për të mirën morale, objektive dhe universale.
Sipas Komisionit Teologjik Ndërkombëtar, ose globalizimi do të përparojë “i rregulluar pak a shumë nga një kuadër ligjor thjeshtë pozitiv, i paaftë t’i ngrejë pendë për një kohë të gjatë arbitrazhit dhe të drejtës së më të fortit, ose njerëzit do ta marrin në dorë këtë proces për ta orientuar në funksion të qëllimeve thjeshtë njerëzore”.
“Në dritën e fesë – shpjegon Atë Bonino – i krishteri dallon tek Jezu Krishti, Logos-in e amshuar që i paraprin Krijimit, i cili, duke u pasë qenë mishëruar, iu është paraqitur njerëzve si Ligji i gjallë, kriteri i një jete njerëzore në përputhje me ligjin natyral”. “Ligji natyral, pra nuk fshihet kësisoj por, përfundon teologu, plotësohet nga Ligji i ri i dashurisë.”







All the contents on this site are copyrighted ©.