2009-06-09 16:06:46

Çmimi “Path to peace” për kryeipeshkvin e Mosulit në Irak


(09.06.2009 RV)Fondacioni “Path to Peace” (Shteg drejt paqes) dhe Misioni i Selisë së Shenjtë në Kombet e Bashkuara i dhanë sot në Nju Jork çmimin “Path to Peace 2009”, pas vdekjes, kryeipeshkvit të Mosulit, imzot Paul Farazh Rahau. Kujtojmë se ai u sekuestrua më 29 shkurt 2008, në përfundim të Meshës. Trupi pa jetë i prelatit u gjet pas dy javësh.







All the contents on this site are copyrighted ©.