2009-06-09 17:49:07

Strasburgu dënon Turqinë për mosrespektim të të drejtave njerëzore.


(09.06.2009 RV)Gjyqi Evropian i të drejtave njerëzore dënoi sot Turqinë për t’i paguar dëmet një shtetaseje, nëna e së cilës u vra nga dhëndrri. Akuza ngritur kundër Turqisë është se ky shtet nuk arriti t’i garantojë një qytetareje “të drejtën për të jetuar” dhe të parandalonte vrasjen e saj. Lajmi u dha nga gazeta “Hyrrijet”.
Kjo është hera e parë që gjykata e Strasburgut dënon një shtet sepse nuk ka mbrojtur një qytetar të vetin nga dhuna në familje. Po ashtu Turqia u gjet fajtore edhe për shkelje të të Drejtave Njerëzore që e ndalojnë torturën, trajtimet çnjerëzore dhe diskriminimin në gjirin e familjes. Tani shteti turk duhet t’i paguajë paditëses një shumë prej E.36.500.
Sipas Amnesti Internashionalit, gjysma e grave turke i nënshtrohet dhunës dhe me dhjetra prej tyre vriten çdo vit për të ashtuquajturat “çështje nderi”.







All the contents on this site are copyrighted ©.