2009-06-09 16:05:23

Persekutimi nuk mund ta zhdukë forcën e Fjalës së Zotit: kështu kardinali Bozaniç, duke kujtuar martirizimin e shën Kuirinit.


(09.06.2009 RV)Kardinali Josip Bozaniç, kryeipeshkëv i Zagrebit, kryesoi të enjten e kaluar në ishullin kroat të Krkut kremtimet e 1700 vjetorit të martirizimit të ipeshkvit Shën Kuirini. Në vitin 309, ku shenjt u hodh me një gur në qafë në lumin Sava, pasi nuk pati pranuar të mohojë fenë e krishterë. Freskia e dëshmisë së tij – nënvizoi prelati – është në kontrast me “modelet e paraqitura nga ata që sot përpiqen të bëhen popullorë me çdo mënyrë”. Duke kujtuar edhe martirët e regjimit komunist, në veçanti kardinalin Alojzije Stepinac, kardinali Bozaniç theksoi se persekutorët nuk e kanë kurrë fjalën e fundit. Nuk ekziston sistem politik e as persekutim, që mund të eliminojë forcën e Fjalës së Zotit.







All the contents on this site are copyrighted ©.