2009-06-09 17:48:41

Obama për Palestinën: Dy shtete – dy popuj.


(09.06.2009 RV)Një plan për paqën i bazuar tek formula “Dy shtete për dy popuj” për t’u zbatuar brenda dy vjetësh. Ky ka qenë propozimi që presidenti amerikan Barak Obama i ka bërë kryeministrit izraelit Beniamin Netanijahu gjatë takimit të tyre muajin e kaluar në Uashington. Sipas lajmit që u botua nga gazeta arabe në gjuhën angleze “Al Shark Al Ausat”, e cila citon një burim egjiptian, projekti parashikon arritjen e një marrëveshjeje për Lindjen e Mesme brenda vitit 2011. Kjo zgjidhje parashikon edhe lindjen e një shteti palestinez.
Presidenti amerikan Obama edhe në të kaluarën ka shfaqur vullnetin e tij për zgjidhjen e konfliktit arabo-palestinez me anë të formulës “Dy shtete - dy popuj”







All the contents on this site are copyrighted ©.