2009-06-09 16:05:01

Impenjimet e ardhshme të Papës: Mesha në festën e Korpit të Krishtit më 11 qershor, hapja e Vitit Meshtarak më 19 qershor në Vatikan!


(09.06.2009 RV)Dy impenjime të rëndësishme në aktivitetin e ardhshëm të Papës Benedikti XVI. Pasnesër, Papa do të kryesojë në tremen e Bazilikës së Shën Gjonit në Lateran, në orën 19.00, Meshën në Solemnitetin e Korpit e të Gjakut të Krishtit. Në përfundim të saj, Ati i Shenjtë do të udhëheqë Procesionin tradicional eukaristik përgjatë rrugës Merulana në Romë deri në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe.
Të premten, më 19 qershor, në solemnitetin e Zemrës së Shenjtë të Krishtit, vëmendja do të përqëndrohet në fillimin e Vitit kushtuar meshtarëve. Benedikti XVI do ta hapë duke kryesuar Lutjet Mbrëmësore në Bazilikën e Shën Pjetrit, në orën 18.00, në 150-vjetorin e vdekjes së Famullitarit të Arsit, shën Gjon Maria Vianej.







All the contents on this site are copyrighted ©.