2009-06-09 17:50:17

Air France i kishte lajmëruar pilotët në nëntor 2008 se A330 dhe A340 kanë probleme.


(09.06.2009 RV)Një qarkore e Air France drejtuar pilotëve të saj me 6 nëntor 2008, ngre pyetje të tjera mbi tragjedinë e aeroplanit A330 cili u rrëzua në Atlantik me 1 qershorin që shkoi. Në këtë qarkore thuhet se në të kaluarën janë vënë re një sërë problemesh në avionët e tipit A330 dhe A340, probleme këto që kanë të bëjnë me sondat Pitot, që masin shpejtësinë. Lajmi në fjalë u bë botua nga gazeta “Zhornal de noticias”. E ndërsa Air Francë nuk e ka komentuar ende këtë lajm Sindikata Kombëtare e Pilotëve të Linjave, bëri të ditur se asnjë nga aeroplanët A330 dhe A340 nuk do të fluturojë pa u zëvendësuar së paku dy nga tre sensorët që kanë këto sonda.
Ndërkaq në ishullin brazilian Fernando de Noronja arritën trupat e viktimave të para që humbën jetën në këtë tragjedi.







All the contents on this site are copyrighted ©.