Zgjedhjet evropiane: vota dënon socialistët, Evropa më e gjelbër
(08.06.2009 RV)Fitore e forcave
të djathta në zgjedhjet e shtata evropiane, në të cilat socialistët humbin rëndë,
rriten partitë ekologjiste dhe e djathta ekstreme, duke shkaktuar një copëzim të mëtejshëm
të grupimeve. Zgjedhjet u karakterizuan edhe nga një rekord negativ. Morën pjesë vetëm
43,24% e zgjedhësve, duke treguar kështu një rënie të ndjeshme të interesit për institucionet
e Bashkimit Evropian. Partia Popullore konfirmohet si forca e parë e Europarlamentit,
me fitore në vendet kryesore, nga Franca në Spanjë, nga Gjermania në Itali. Ajo ka
marrë 267 vende nga 736 të mundshmet, ndërsa socialistët kanë marrë 159, liberaldemokratët
81 dhe të Gjelbërtit, në rritje, 54 vende.