2009-06-08 17:34:20

Dhimbja e Papës për fëmijët që vdiqën në një kopsht meksikan, ku kishte rënë zjarr.


(08.06.2009 RV)Papa shpreh dhimbjen e tij të thellë për vdekjen e 38 fëmijëve, të cilët humbën jetën për shkak të zjarrit, që ra në një kopsht të qytetit meksikan Hermosilo.
Në një telegram, nënshkruar nga kardinali Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit, drejtuar kryeipeshkvit të qytetit, Hosé Ulises Macías Salcedo, Ati i Shenjtë u shpreh afërsinë e tij shpirtërore familjarëve të viktimave dhe të gjithë atyre, që janë prekur nga kjo tragjedi.







All the contents on this site are copyrighted ©.