2009-06-08 17:34:33

Ati i Shenjtë të rinjve polakë, mbledhur në Lednica: jini dëshmitarë të dashurisë së Krishtit në të gjitha fushat e jetës.


(08.06.2009 RV)RealAudioMP3 “Zgjidhni Krishtin, që kështu në çdo çast të jetës – në të mira e në të vështira – të jeni të sigurtë se Ai ju ndihmon me hirin e fuqinë e Shpirtit Shenjt: kjo është porosia, që Benedikti XVI u jep të rinjve polakë e të mbarë Evropës, mbledhur këto ditë në Lednica, në dioqezën e Gnjeznos, për takimin e përvitshëm në gurrat e pagëzimit të Polonisë. Në një mesazh drejtuar kryeipeshkvit të Gnjeznos, Henrik Myshinski, Papa ripohon se të rinjtë janë të thirrur ta përsërisin premtimin për besnikëri ndaj Jezusit, si vlera më e lartë e gjithë jetës e të bëhen dëshmitarë të dashurisë së Krishtit në shkolla, në universitete, në çdo fushë të jetës.
E, kujtojmë se në audiencën e përgjithshme të së mërkurës së kaluar, Benedikti XVI i pati përshëndetur të rinjtë, në prag të mbledhjes në Lednica, me këto fjalë:
“Przez Chrzest jesteście włączeni w Chrystusa…”
“Përmes Pagëzimit, jeni bërë një me Krishtin. Zgjidheni me vetëdije si rrugë e cak të shtegtimit tuaj në jetë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.