2009-06-06 15:30:55

Famullia e Vatikanit kushtuar Shën Anës hyn në internet


(06.06.2009 RV) Famullia papnore e Shën Anës hyn në internet. Që të premten e kaluar është e mundur të njihet çdo lloj informacioni për këtë bashkësi jo tipike, në kufi ndërmjet Qytet-Shtetit të Vatikanit dhe Shtetit italian. Mjafton lidhja me faqen e internetit www.santanna.va për të parë një seri të dhënash e dokumentash për famullinë.
Portali është realizuar në bashkëpunim me Zyrën e internetit të Selisë së Shenjtë, ndërsa faqen e ka realizuar grafikisht Andrea Tadone. Një informacion interesant është për shembull historia e kishës së Shën Anës, e nderuar si Pajtore e shqytarëve – “fisnikë të oborrit me detyra të besueshme” – të cilët, nga viti 1378 kanë në këtë kishë shoqërinë, që mban pikërisht emrin e Shën Anës. Informacione të tjera kanë të bëjne me oraret, me katekizmin e me jetën e përgjithshme të famullisë.








All the contents on this site are copyrighted ©.