2009-06-05 16:12:27

Zgjedhjet evropiane: në Irlandë votohet masivisht


(05.06.2009 RV)Me votimet e djeshme në Hollandë e në Britaninë e Madhe filluan zgjedhjet për përtëritjen e Parlamentit evropian, të cilat do të vazhdojnë deri të dielën. Rezultate zyrtare akoma nuk ka, por Hollanda ka bërë të ditur sondazhet, të cilat ua japin votën të djathtëve.
Sot, tre milion irlandezë u janë ofruar ndërkaq kutive të votimit. Në kundërshtim me vendet e tjera evropiane, ku frika kryesore është mospjesëmarrja në zgjedhje, Irlanda duket se dëshiroi ta thotë fjalën e saj, sidomos si reagim ndaj krizës ekonomike. Në vështirësi partia e qendrës, në pushtet që prej shtatë legjislaturave, e cila rrezikon rezultatin më të keq të historisë së saj. Në ishullin, që është shprehur me referendum kundër taktatit të Lisbonës, kriza ka hedhur dyshime mbi euroskeptikët. Shumica e irlandezëve tani mendojnë se në kohë krize është mirë të mbetesh i lidhur me Bashkimin Evropian.







All the contents on this site are copyrighted ©.