2009-06-05 18:28:29

Si do të jetë koha në Vatikan?


(05.06.2009 RV)RealAudioMP3 Tani mund të përcaktohet duke hyrë në seksionin meteorologjik të kanalit institucional (www.vaticanstate.va). Temperatura, lagështira, trysnia atmosferike, forca e erës, shkalla e reshjeve: janë vetëm disa të dhëna, që i ofrohen publikut nga shërbimi i ri meteorologjik, thjesht mjet matjeje, të cilin mund ta shfrytëzosh vetëm me një klik.
Sistemi bazohet mbi një stacion meteorologjik të tipit “Davis Vantage pro 2”, vendosur që nga 1 marsi i kaluar mbi çatinë e Pallatit të Governatoratit të Qytet Shtetit të Vatikanit. Është mjet mjaft i ndërlikuar, instaluar larg çdo burimi, që mund ta pengojë për të arritur parashikime të sakta. Por për ta kuptuar më mirë shërbimin që kryen stacioni i ri, po sjellim vetëm një shembull: mësojmë se që kur filloi punën ky stacion, dita më e nxehtë ka qenë e marta, 24 maj, me 32,2 gradë, ndërsa më e ftohta, e hëna, 22 prill, me 9,3 gradë në orën 7.00; dita me reshje më të dendura, e marta, 28 prill, në orën 23. 30, kur niveli i reshjeve arriti në 6.4 milimetra; ndërsa fuqia më e madhe e erës: 62mph,337, u mat të hënën, më 27 prill, në orën 16.30.
Aktualisht të dhënat nuk janë ende të plota, por në të ardhmen shërbimi do të jetë shumë më i pasur.







All the contents on this site are copyrighted ©.