2009-06-05 18:20:28

Nga 13 deri më 29 korrik, Papa do të jetë në Lë Kombë, në Vale D’Aosta, për një periudhë pushimi.


(05.06.2009 RV)Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë njoftoi sot se Benedikti XVI do të kalojë një periudhë pushimi në lokalitetin valdostan Lë Kombë të Introdit, nga 13 deri më 29 korrik. Të dielën, më 19 korrik, Papa do ta kremtojë lutjen e Engjëllit të Tënzot në lokalitetin Romano Kanaveze, në dioqezën piemonteze të Ivresë. Lutja mariane do të kremtohet para Kishës famullitare të Shenjtorëve Pjetri e Solutori.
Të dielën e dytë të pushimeve, më 26 korrik, lutja e Engjëllit të Tënzot do të kremtohet në Lë Kombë.
Gjatë muajit do të ndërpriten audiencat e përgjithshme të të mërkurave 15, 22 e 29 korrik.
Në përfundim të pushimeve, Benedikti XVI do të largohet nga Vale d’Aosta për në Pallatin Apostolik të Kastel Gandolfos, ku do të vijojë ta kremtojë lutjen e Engjëllit të Tënzot të dielave e ditëve festive, deri në përfundim të stinës së nxehtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.