2009-06-04 17:46:05

Njëzet vjet nga masakra e Tienamenit. Kina hesht.


(04.06.2009 RV)Kina i dënoi ashpër deklaratat e Sekretares së Shtetit amerikan Hilari Klinton e cila i kërkoi Pekinit që të hedhë dritë mbi masakrën e para 20 viteve të sheshit Tienanmen. Si sot më 4 qershor 1989 me qindra persona, kryesisht studentë u vranë nga policia dhe ushtria kineze e cila nuk hezitoi të përdorë madje edhe tanket kundër të rinjëve për shtypjen e kësaj proteste. Sot me qindra policë në uniformë por edhe civilë kontrolluan çdo kënd e qoshe të Sheshit Tienanmen e cila si zakonisht ishte plot e përplot me turistë por jo me gazetarë.







All the contents on this site are copyrighted ©.