2009-06-04 17:47:05

Nisën votimet për Parlamentin Evropian.


(04.06.2009 RV)Filluan sot me hapjen e kutive të votimit në Hollandë dhe në Britani të Madhe, ditët e gjatë të zgjedhjeve të deputetëve për në parlamentin evropian në 27 vendet e BE-ian. Britania e madhe do të votojë për 72 eurodeputetë, Vendet e Ulta 25. Gjithashtu vëmendje e madhe po i kushtohet Hollandës pasi këtu sonte, për herë të parë në histori do të bëhen publike në mënyrë paraprake rezulatet e sondazheve se kush do të fitojë në këto votime. Në Britani të Madhe, ku do të votohet njëkohësisht edhe për pushtetin lokal, këto zgjedhje do të jenë një sprovë për laburistët pas skandaleve lidhur me shpërdorimin e parave të shtetit nga ana e deputetëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.