2009-06-04 17:24:51

Kosova është bërë anëtare e Bankës Botërore.


((04.6.2009 RV)Me shumicën e votave të Bordit të Guvernatorëve të Bankës Botërore, Kosova është bërë anëtare e Bankës Botërore. Për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore kanë votuar më shumë vende se për anëtarësimin në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).
“Votimi ishte i suksesshëm", ka deklaruar për RTK-në një burim brenda këtij institucioni në Washingon.
Procesi i votimit për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore ka përfunduar dje në mesnatë, ndërsa rezultatet zyrtarisht do të shpallen pas një jave.
Po kujtojmë se më 9 maj, Kosova fitoi të drejtën të jetë anëtari i 186-të i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në favor të Kosovës votuan 96 shtete, 10 ishin kundër, ndërsa 38 abstenuan. Ndërsa për anëtarësim në Bankën Botërore në favor të Kosovës thuhet se kanë votuar rreth 100 vende. Kusht për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore ishte anëtarësimi paraprak në FMN, ndërsa një kusht tjetër qe edhe miratimi nga Kuvendi i Kosovës i ligjit për anëtarësimin e Kosovës në këto dy institucione financiare.







All the contents on this site are copyrighted ©.