2009-06-04 18:58:15

Gazeta e Vatikanit “l’Osservatore Romano” mbi fjalimin e presidentit Obama në Kajro


Gazeta e përditshme e Selisë së Shenjtë “l’Osservatore Romano”, i kushton sot faqen e parë fjalimit të Barack Obamës mbajtur mbi Islamin në Kajro me titullin “Islami, një pjesë e Amerikës”. “Pa i mbyllur sytë para divergjencave e tensioneve, pa iu shmangur paragjykimeve e problemeve – shkruan gazeta papnore – Barach Hussein Obama ka propozuar një fillim të ri në marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara e botës islamike”. “Në fjalimin e shqiptuar sot paradite në xhami-universitet të Al Azharit të Kajros pas takimit në vizitën e xhamisë së Sultan Hasanit – vijon l’Osservatore Romano – presidenti i parë afro-amerikan i SHBA-së është shty përtej formulave politike, duke evokuar interesat e përbashkëta në emër të një bote njerëzore të përbashkët. Aspiratat e përbashkëta të çdo njeriu, ‘të jetojmë në paqe e siguri, të marrim një edukatë e të punojmë me dinjitet; ta duam familjen, bashkësitë tona e Hyjin tonë. Ky është terreni apo baza nga e cila duhet të nisemi, edhe në emër të asaj lirie fetare që në SHBA u garantohet të gjithëve e që islamin e bënë pjesë të Amerikës”.
Në fjalimin e tij Obama ka prekur shtatë pika: luftimin e ekstremizmit, çështjen izraelito -palestineze, bërthamoren iraniane, demokracinë, lirinë fetare, të drejtat e grave, zhvillimin ekonomik.
Duke përkujtuar 11 shtatorin e vitit 2001. presidenti është përqendruar para së gjithash mbi situatën në Afganistan: “Nuk kemi shkuar pse kemi zgjedhur, por për nevojë. Më lejoni të shpjegohem. Al Kajda atë ditë vrau gati tremijë persona. Viktimat qenë burra, gra e fëmijë të pafajshëm e të shumë Kombeve tjera, që nuk patën bërë kurrë asnjë të keqe askujt”. Al Kajda është një kërcënim ende i pranishëm, me degëzime në shumë Vende, e duhet të luftohet.







All the contents on this site are copyrighted ©.