2009-06-03 18:28:56

Imzot Zimovski në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë: urgjent një “kod etik i përbashkët”.


(03.06.2009 RV)RealAudioMP3 Sektori i shëndetësisë nuk është jashtë abuzimeve dhe padrejtësive. E dinë mirë vendet më të varfëra, që duhet t’i bëjnë llogaritë me qeveri, pa mjetet e nevojshme për të përballuar deficitin në fushën e shëndetësisë e me ndihma humanitare gjithnjë e më të pakta. Natyrisht, jemi në një krizë globale, por edhe llogjika afariste bën që të mos hiqet dorë nga fitimi edhe aty ku mbretëron mjerimi. Denoncimi i fuqishëm i kësaj gjendjeje u bë gjatë Asamblesë së 62-të botërore të shëndetësisë në Gjenevë, nga kreu i delegacionit të Vatikanit, imzot Zigmund Zimovski, aktualisht, president i Këshillit Papnor për baritorinë e shëndetit. Gjendja aktuale ndikon sidomos në shëndetin e fëmijëve, të cilët në shumë vende të botës nuk arrijnë të japin njëlloj si perëndimorët kontributin e tyre në shoqëri, për shkak të ndryshimeve të mëdha pikërisht në fushën e shëndetësisë. Është i nevojshëm, theksoi kryeipeshkvi Zimovski, një kod etik i përbashkët, normat e të cilit të mos jenë thjesht konvencionale, por të rrënjosen në ligjin natyror, të shkruar nga Krijuesi në ndërgjegjen e çdo njeriu. Drejtësia, përfundoi prelati, nuk mund të arrihet vetëm me modele të mira ekonomike, megjithëse edhe këto janë të nevojshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.