2009-06-02 17:48:25

Obama në Lindjen e Mesme


(02.06.2009 RV)Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama është nisur sot për një vizitë të rëndësishme në Lindjen e Mesme, me etapa në Arabinë Saudite e në Egjipt, para se të vazhdojë drejt Evropës, në Gjermani e Francë. Para nisjes, ai theksoi se Uashingtoni do të këmbëngulë në krijimin e një shteti palestinez, në të mirën edhe të Izraelit, i cili duhet të ndalojë menjëherë shtrirjen e ngulimeve në territoret palestineze. Përsa i përket Iranit, Obama shpreson ta zgjidhë çështjen me rrugë diplomatike deri në fund të vitit. Pritet me padurim fjalimi që do të mbajë në Kajro, i cili ka si qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Perëndimit e botës myslimane.







All the contents on this site are copyrighted ©.