Në Shqipëri KQZ heq nga fleta e votimit emrin e Partisë së Punës (Komuniste)
(02.6.2009 RV nga ATSH-ja ) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ndryshon
përmbajtjen e fletës së votimit për subjektet zgjedhore, që do të konkurojnë në zgjedhjet
parlamentare të 28 qershorit. Vendimi i djeshëm i KQZ-së për përjashtimin
nga gara elektorale të Partisë së Punës së Shqipërisë (e Riorganizuar), e cila paraqiti
dokumentacion kandidimi të fallsifikuar, e detyroi institucionin zgjedhor të ndryshojë
përmbajtjen e fletës së votimit, nga ajo e miratuar më 30 maj. Sipas këtij vendimi,
PPSH ishte subjekti që renditej i fundit në dokumentin e votimit. Ja renditja
e partive politike në fletën e votimit, pas vendimit të miratuar më 1 qershor nga
KQZ: KOALICIONI ALEANCA E NDRYSHIMIT:
1.Aleanca Demokratike 2.Bashkimi
Liberal Demokrat 3 Lidhja Demokristiane Shqiptare 4.Partia Agrare Ambientaliste
e Shqipërisë 5.Aleanca e Maqedonasve për Integrim Evropian" (AMIE) 6.Partia Aleanca
për Demokraci dhe Solidaritet 7.Partia Balli Kombëtar 8.Partia Balli Kombëtar Demokrat
9.Partia Demokracia e Re Evropiane 10.Partia Demokratike 11.Partia e të Drejtave të
Mohuara e Re 12.Partia Forca Albania 13.Partia Lëvizja e Legalitetit 14.Partia Ora
e Shqipërisë 15.Partia për Drejtësi dhe Integrim 16.Partia Republikane Shqiptare
KOALICIONI
ALEANCA 'POLI I LIRISË' 17.Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 18.Partia Bashkimi
Demokrat Shqiptar 19.Partia Demokristiane e Shqipërisë 20.Partia e Reformave
Demokratike Shqiptare 21.Partia Konservatore Shqiptare 22.Partia Rruga e Lirisë
ALEANCA
SOCIALISTE PËR INTEGRIM: 23.Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut 24.Lëvizja
Socialiste për Integrim 25.Partia e Gjelbër 26.Partia për Mbrojtjen e të Drejtave
të Emigrantëve 27.Partia Socialiste e Vërtetë '91 28.Partia Toleranca e Re e Shqipërisë
KOALICIONI BASHKIMI PËR NDRYSHIM
29.Partia Bashkimi për të Drejtat
e Njeriut 30.Partia Demokracia Sociale 31.Partia G-99 32.Partia Socialdemokrate 33.Partia
Socialiste e Shqipërisë
KANDIDAT I PROPOZUAR NGA ZGJEDHËSIT 34.Abdulla Omuri
(kandidat i pavarur).
PARTI JASHTË KOALICIONEVE 35.Partia Ligj dhe
Drejtësi
Sipas vendimit të KQZ-së të 30 Majit, formati i fletës së votimit
është A3, ku figurojnë të rreshtuara 35 subjektet zgjedhore pjesëmarrëse në votime.
Vetëm në fletën e votimit të qarkut të Tiranës, përveç 34 subjekteve, paraqitet dhe
një kandidat i pavarur që merr pjesë në këto zgjedhje. Forcat politike në
garën elektorale janë grupuar në katër koalicione zgjedhore, dy të spektrit të djathtë
dhe dy të majtë. "Aleanca e |ndryshimit" është koalicioni më i madh ku bëjnë pjesë
16 parti, mes tyre dhe Partia Demokratike në pushtet. NgaBalkanWeb Me
vendimin e sotëm për ndryshimin e përmbajtjes së fletë votimit, 35 parti që do të
konkurojnë në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. KQZ hoqi nga fleta emrin e PPSH-së. Komisioni
Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ndryshon përmbajtjen e fletës së votimit për subjektet
zgjedhore, që do të konkurojnë në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Vendimi
erdhi pasi KQZ vendosi të përjashtonte nga gara elektorale të Partisë së Punës së
Shqipërisë (e Riorganizuar), pasi u vërtetua se kishte paraqitur dokumente të falsifikuara.
Denoncimi për falsifikim të dokumentit zgjedhor u bë gjatë paradites së djeshme nga
Partia Socialiste nëpërmjet përfaqësuesit të saj në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve,
Genc Gjoncaj. Sipas Gjoncajt, kjo parti kishte falsifikuar aktin noterial i cili përmbante
një liste prej 10296 firmash, firma këto të cilat mbështesnin këtë parti në garën
për zgjedhjet parlamentare. PPSH ishte subjekti që renditej i fundit në dokumentin
e votimit. PARTITE Me vendimin e sotëm për ndryshimin e përmbajtjes,
në fletë votim do të jenë emrat e 35 partive. Forcat politike në garën elektorale
janë grupuar në katër koalicione zgjedhore, dy të spektrit të djathtë dhe dy të majtë.
"Aleanca e |ndryshimit" është koalicioni më i madh ku bëjnë pjesë 16 parti, mes tyre
dhe Partia Demokratike në pushtet.
Nën Koalicionin “Aleanca e Ndryshimit”
janë të regjistruara Aleanca Demokratike Bashkimi Liberal Demokrat, Lidhja Demokristiane
Shqiptare, Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë, Aleanca e Maqedonasve për Integrim
Evropian” (AMIE), Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet, Partia Balli Kombëtar,
Partia Balli Kombëtar Demokrat, Partia Demokracia e Re Evropiane, Partia Demokratike,
Partia e të Drejtave të Mohuara e Re, Partia Forca Albania, Partia Lëvizja e Legalitetit,
Partia Ora e Shqipërisë, Partia për Drejtësi dhe Integrim, Partia Republikane Shqiptare
Nën siglën e Koalicionit “Aleanca Poli i Lirisë” janë regjistruar Lëvizja
për Zhvillim Kombëtar, Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, Partia Demokristiane e Shqipërisë,
Partia e Reformave Demokratike Shqiptare, Partia Konservatore Shqiptare, Partia Rruga
e Lirisë.
Në “Aleancën socialiste për Integrim” janë regjistruar Partitë:Lëvizja
për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia e Gjelbër,
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve, Partia Socialiste e Vërtetë ’91,
Partia Toleranca e Re e Shqipërisë
Në koalicionin “Bashkimi për ndryshim”
janë regjistruar : Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia Demokracia Sociale,
Partia G-99, Partia Socialdemokrate, Partia Socialiste e Shqipërisë
Në
fletë votim është dhe kandidati i pavarur i propozuar nga zgjedhësit Abdulla Omuri,
si dhe Partia Ligj dhe Drejtësi, e cila nuk është përfshirë në asnjë nga 4 koalicionet. (BalkanWeb)