2009-06-02 16:23:12

Benedikti XVI emëron Imzot Fortunato Baldelin Pendestar të Madh të Selisë Shenjtë.


(02.06.2009 RV)Papa Benedikti XVI emëroi imzot Fortunato Baldeli, nunc apostolik në Francë, Pendestar të Madh të Selisë Shenjtë. Pendestaria Apostolike është dikaster vatikanas që merret në veçanti me ndjesat dhe me sakramentin e rrëfimit dhe të pendesës. Imzot Baldeli zëvendëson në këtë mision kardinalin amerikan Frensis Staford i cili e lë këtë detyrë për arsye moshe.







All the contents on this site are copyrighted ©.