2009-06-01 16:39:13

Përurohet tuneli Rrëshen-Kalimash. Ceremonia u zhvillua me pjesëmarrje të kryeministrave të Shqipërisë e Kosovës.


(01.6.2009 RV)Është përuruar dje Tuneli i Kalimashit, që lidh Shqipërinë me Kosovën. Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi u takuan në mes të tunelit për të bërë përurimin e autostradës Durrës-Kukës-Prishtinë.
Kryeministri Berisha, është nisur në këmbë nga njëri krah i tunelit, ndërsa Thaçi u nis nga ana tjetër. Ata u takuan në mes të tunelit dhe përshkuan në këmbë 100 metërshin e fundit. Rruga do të kalojë në akset Durrës-Vorë-Fushë Krujë-Milot-Rrëshen-Reps-Thirrë-Kalimash-Kukës-Morinë dhe ka një gjatësi 170 km. Autostrada e re do të jetë gati 45 km më e shkurtër se rruga ekzistuese drejt Kosovës dhe qytetarët e Prishtinës do të jenë vetëm 4 orë larg Tiranës.







All the contents on this site are copyrighted ©.