2009-05-30 18:28:08

Shtatë dhantitë e Shpirtit Shenjt.


(30.05.2009 RV)Shfletojmë traditën: Lutje per me juu bâa gadi t’ardhunit t’Shpirtit Sheit, tue i lypë shtatë dhuntitë: ( fillon t’prenden mas t’Shelbuemit)

 
1. Shpiirt i Hyinueshem, shêitnuesi i shpirtnave t’ona, falna frigen shêite t’Madhit Zot, qi âsht fillesa e shelbimit, mund t’mârrim nji mnîi shêite kundra mkatit: O Zojë, uzdaja e jonë, na xiir prei Shpirtit Shêit ket frigë shêite t’Madhit Zot. Kioftë lum. Aatit...

 
2. Shpiirt i Hyinueshem, Shêitnuesi i shpirtnave t’ona, na nep nji dhimë t’permallshme per shoqin t’onë, qi jo veç t’ruhena mos me ja bâa keq, por edhè t’xâam me ja baart t’keqen, e me ja shperblye me t’mirë. O Zojë, uzdaja e jonë, na ziir prei Shpirtit Shêit dhuntiin e dhimës per shoqin. Kioftë lum. Aatit..

 
3. Shpiirt i Hyinueshem, Shêitnuesi i shpirtnave t’ona, na shndrit me njoftë mirë asgjâan e sendeve t’tokës e t’vieftunit tejet t’mirave t’qiells. O Zojë, uzdaja e jonë, na xiir prei Shpirtit Shêit dhuntiin e dijes. Kioftë lum. Aatit...

 
4. Shpiirt i Hyinueshem, shêitnuesi i shiprtnave t’ona, nepi fuqii ligështiis t’shpirtnave t’ona, qi t’armatisun me trimnii t’krishtênë t’a perbuzim marren e shekullit, e t’barim ç’do t’keqe para se me i fye Tenzot. O Zojë, uzdaja e jonë, na xiir prei Shpirtit Shêit dhuntiin e fuqiis. Kioftë lum. Aatit...

 
5. Shpiirt i Hyjnueshem, shêitnuesi i shpirtnave t’ona, falna dhuntiin e kshillit sidomos n’kohë t’tundimeve, mund t’diim me i diktue kurthat e diallit e t’dashniis t’vetvedit, e me i njoftë mietet mâa t’viefshmet per me i pshtue. O Zojë, uzdaja e jonë e Nana e Kshillit t’mirë, na xiir prej Shpirtit Shêit ket dhuntii t’bukur t’kshillit. Kioftë lum. Aatit...

 
6. Shpiirt i Hyjnueshem, shêitnuesi i shpirtnave t’ona, falna dhuntiin e veshtrimit, t’ mund t’i kuptoim, sa na pershîin mendja, t’vertetat e hyinueshme, e tui e njoftë vullndesen e Zotit, ngultas t’besoim çka Zotyn na qet me besue, e burrnisht t’kryim t’gjith çka na urdhnon me bâa. O Zojë, uzdaja e jonë, na xiir prej Shpirtit Shêit dhuntiin e veshtrimit. Kioftë lum. Aatit..

 
7. Shpiirt i Hyjnueshem, shêitnuesi i shpirtnave t’ona, na fal hirin e holliis qi t’na bâin me prîi marë t’gjithveprat t’ona, e me i ndreqë me dashtnii kahë Zoti. O Zojë, uzdaja e jonë, na xiir prei Shpirtit Shêit dhuntiin e nêelt t’holliis shêite. Kioftë lum. Aatit…

 
Marrë nga “T’Vertetat e Pasosme, T’ Shêitit Sh’Alfons M. De’ Liguori; Dor’ e ree bâa prei P. Gennaro Bucceronit t’ Sh.J., Shkodër, Shtypshkroja e Zojës t’Paperlyeme, 1913, fq.133-35







All the contents on this site are copyrighted ©.