2009-05-30 16:49:46

Benedikti XVI do të shkojë në Republikën Çeke më 26 deri më 28 shtator


(31.05.2009 RV)RealAudioMP3 Dje Benedikti XVI priti sot paradite në audiencë Presidentin e Republikës Çeke, Václav Klaus, që shoqërohej nga bashkëshortja e një grup personalitetesh. E pikërisht sot Salla e Shtypit e Vatikanit njoftoi se Benedikti XVI, duke pranuar ftesat e Presidentit e të Konferencës ipeshkvnore të Çekisë, do të bëjë një shtegtim apostolik në Republikën Çeke më 26 deri më 28 shtatorin e ardhshëm. Gjatë shtegtimit Ati i Shenjtë do të shkojë në Pragë, në Brno e Starà Boleslav. Do të jetë i 13-ti shtegtim ndërkombëtar i Benediktit XVI, i cili do të ecë në gjurmët e Gjon Palit II, që e vizitoi tri herë Çekinë: më 1990, 1995 e 1997. Kanë kaluar 12 vjet që asokohe e tani Çekia përgatitet të presë Benediktin XVI.







All the contents on this site are copyrighted ©.