2009-05-29 17:23:16

Në një xhami në Iran, vriten 15 vetë e 50 të tjerë janë plagosur


(29.5.2009 RV)Nga një sulm në një xhami në Iran, vriten 15 vetë e 50 të tjerë janë plagosur. Sulmi terrorist ka në juglindje të qytetit iranian Zahedan, që është një rajon, ku veprojnë një numër bandash, që merren me drogë si edhe grupe militante. Zahedan është kryeqendra e një provincës iraniane, Sistan dhe Baluçestan. Kjo provincë është strehë e një numri të madh myslimanësh sunitë, që formojnë një minoritet të vogël në popullsinë shumicë shiite. Kjo provincë gjendet në kufi me Pakistanin dhe Afganistanin. Sulmi vetëvrasës ka ndodhur para zgjedhjeve presidenciale të 12 qershor.
Nga një shpërthimin që ndodhi sot në veri të qytetit të Irakut, Bakuba, janë vra 5 civilë, ndërsa në provincën e Dijalës nga një tjetër shpërthim janë vra 3 persona e plagosur 2 tjerë.







All the contents on this site are copyrighted ©.