2009-05-28 19:20:17

Të drejtat njerëzore: Amnesty, 2008 një vit me shkelje të rënda


(28.5.2009 RV)Në Londër, në Romë e në të gjitha kryeqytet e botës dje është paraqitur Raporti i Amnesty International 2009 mbi shkeljen e të drejtave themelore të njeriut. Raporti 2009 mbi situatën e respektimit të të drejtave njerëzore në 157 Vende të botës, Amnesty International dokumenton shkelje të rënda e paraqet një fotografi shqetësuese të realitetit. Pas 11 shtatorit 2001, të drejtat njerëzore janë vënë në plan të dytë nga Lufta kundër terrorit; ndërsa sot ndodhë sërish e njëjta gjë nga kriza ekonomike globale që fsheh “një krizë eksploduese sociale, politike dhe ekonomike” mund të shpërthejë në çdo moment.
Në raportin e Amnesty International pohohet se kriza globale ekonomike ka ndikuar negativisht në ruajtjen e mbrojtjen e të drejtave e njeriut. Si pasojë e rritjes së varfërisë dhe konflikteve të tjera sociale në shumë vende të botës mund të rritet edhe matej presioni shtetëror, tërheq vëmendjen Organizata e të Drejtave të Njeriut në raportin e fundit vjetor.
Amnesty International analizon gjendjen e të drejtave njerëzore në 157 Vende e territore në vitin 2008. Liria e shprehjes: përkufizimi i lirisë së fjalës imponohet më së paku në 81 Vende të botës. Dënimi me vdekje: së paku 2.390 të burgosur kanë vdekur nga ky dënim në 25 Vende. Tortura e keqtrajtime: janë kryer nga marrje në pyetje, në afër 80 vende. Në Tunizi, për shembull, autoritetet kanë reaguar me një 'ashpërsi ekstreme' ndaj protestave paqësore.







All the contents on this site are copyrighted ©.