2009-05-28 19:07:27

Presidenti Kosovës Sejdiu anuloi vizitën në Maqedoni.


(28.5.2009 RV)Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu mbrëmë ka anuluar vizitën e paraparë për sot në Maqedoni, për shkak të ndryshimit të karakterit të saj nga pala maqedonase. Presidenti Sejdiu më 13 maj 2009, ka marrë një ftesë për vizitë zyrtare njëditore nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Kjo ftesë u pranua dhe iu konfirmua palës maqedonase nga Zyra e Presidentit te Kosovës më datë 13 maj 2009, thuhet në një njoftim për media. "Ndërkohë, meqenëse pala maqedonase e ndryshoi karakterin e vizitës zyrtare, Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu e anuloi vizitën në Republikën e Maqedonisë, të planifikuar për datën 28 maj 2009", thuhet në këtë njoftim theksohet se Presidenti i Kosovës si dhe institucionet e saj "mbeten të përkushtuara për marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e veçmas me fqinjët, duke u dhënë këtyre marrëdhënieve peshën dhe vlerën serioze që e meritojnë".







All the contents on this site are copyrighted ©.