2009-05-27 18:49:47

Sot Kisha katolike kremtoi Shën Agostinin e Canterbury.


(27.05.2009 RV)Data e lindjes së Agostinit nuk dihet; ndërsa mendohet se mund të ketë vdekur aty nga viti 604. Beda kujton ç’është shkruar mbi varrin e tij: “Këtu pushon i lumi Agostin, kryeipeshkvi i parë i Doruvernis (Canterbury) i cili qe dërguar këtu nga papa Gregori, ipeshkëv i Romës e qe ndihmuar nga Zoti për të kryer mrekullira. Ai udhëhoqi mbretin Etelbert dhe njerëzit e tij nga kulti i idhujve në fe të Krishtit.
Si i pati kryer në paqe ditët e jetës, vdiq nën mbretërinë e këtij mbreti”. Edhe pse nuk ishte ungjillëzusi i parë i Britanisë së Madhe, Agostini i dha një shkëlqim të ri krishtërimit, prandaj anglezët e konsiderojnë apostull të tokës së tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.