2009-05-27 17:44:53

Pakistan: Atentat në Lahore, 23 viktima


(27.05.2009 RV)Atentat në Lahore të Pakistanit, ku pas shpërthimit të një autobombe, 23 vetë humën jetën, ndër të cilët 10 policë, dhe u plagosën 250 të tjerë. Sulmi në kryeqytetin e rajonit pakistanez të Punxhabit është raprezalje kundër ofensivës qeveritare për eliminimin e talebanëve në luginën e Suatit. Shpërthimi ka shkaktuar një krater të thellë 5 metra, jo shumë larg selisë së shërbimit sekret, që mendohet se ka qenë objektivi i vërtetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.