2009-05-27 17:44:41

Koreja e Veriut vazhdon të provokojë botën


(27.05.2009 RV)Koreja e Veriut provon sot një raketë tjetër, rihap centralin bërthamor të Jongbjongut dhe kërcënon Korenë e Jugut se do t’i përgjigjet ushtarakisht vendimit të djeshëm të Seulit për të marrë pjesë në Proliferation Security Initiative, plani kundër përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, filluar nga SHBA-të në vitin 2003.
Pas dënimit të bashkësisë ndërkombëtare dhe pronuncimit të krerëve të shteteve si SHBA-të dhe Rusia, të cilët kërkojnë të miratohet sa më shpejt një rezolutë e Këshillit të Sigurimit me sanksione më të rrepta, reagon edhe Koreja e Jugut. Seuli ka njoftuar se do t’i përgjigjet “me ashpërsi” çdo lloj provokimi të Koresë së veriut përgjatë vijës kufitare të ujërave territoriale në Detin e Verdhë. Regjimi komunist i Piongjangut ka deklaruar gjithashtu se nuk mund të garantojë më sigurinë e anijeve të huaja. Lufta ndërmjet dy Koreve përfundoi me armëpushimin e viteve 1950-53, i cili tani rrezikon të mos respektohet më.







All the contents on this site are copyrighted ©.