Leu xha Krishti e nd’ato duar, fanmira duar, i fjuturoi. Ora çë thé kúr ti e
pé, o Shën Mërí, e të façoi ? Thirre ti fort: “O biri im, oj malli im, oj
jeta ime, oj belic’, oj kutëndic’, oj parrajs, oj drita ime! Mír se erdhe,
ea të tč puthënj, ea të t’lusënj u dit e vjet, vet t’e lidhënj vet t’e zgjidhënj dua
këtë jet’ vet vet. Vetëmith dua u t’ e shtërngonj e t’e dërtonj belicën time; ai
ësht imi, ju mos m’e ngini, u të t’mbánj, zëmëra ime”. Kështu i fjit jëma e
békuar kúr ndë duar të bír e kish’, por e lëmon, por e shtërngon e por e
puthën e i jip sis. Oj ëm’e virgjër, oj ti fanmír, oj pasiqír oj ndéra jon’, thuajm
si e pate, o e pámëkate, Gjithë këtë hjé me tën’Zon’. Jul Variboba, nga “Gjella
e Shën Mërisë Virgjër”.