(27.05.2009 RV)Ipeshkvijtë kaldej
të Irakut denoncojnë se që prej dy javësh, disa persona kontaktojnë familjet e krishtera
të Bagdadit dhe duke u premtuar atyre subvenzionime e dhurata, u marrin të dhëna anagrafike
për një përdorim jo të qartë. Cila është frika pas këtyre veprimeve? Të dëgjojmë don
Renato Sakon e Pax Christit, shpesh me mision në Irak: Shpresojmë asgjë të
keqe, sigurisht që nëse përshkojmë këto vite, na bëjnë të mendojmë për njerëz vërtet
të martirizuar: lufta me Iranin, embargoja, lufta e parë e Gjirit Persik, lufta e
dytë e Gjirit, armët me uranium, refugjatët e kështu me radhë. Duket sikur të gjithë
e kanë me të krishterët, prandaj ata kanë parë keq e më keq. Edhe kur, nganjëherë,
duket sikur ka pak qetësi, fillojnë atentatet e rrëmbimet. E tani edhe kjo formë,
që nuk jam në gjendje ta vlerësoj akoma. Cilat janë hipotezat? Nga
ajo më e shëmtuara, që mund të jetë skedimi, kontrolli, tek ajo më pak e rënda, por
gjithsesi e rrezikshme, që mund të jetë një mënyrë për të gënjyer njerëzit. Shpresoj
që të bëjë hetime edhe qeveria. Sigurisht që veprime si këto që po bëhen, janë të
dyshimta, pasi duket se bëhen enkas për të krishterët, për pakicat. U duhet kushtuar
kujdes pakicave, jo vetëm të krishterëve. Gjithsesi, siç tha Papa në udhëtimin e tij
të fundit, duhen ndërtuar ura e jo mure.