2009-05-26 16:55:53

Koreja e Veriut kunder botës.


(26.05.2009 RV)Bomba bërthamore që Koreja e Veriut shpërtheu dje nëntokë duket se nuk ka patur një fuqi domethënëse, ndryshme nga çka deklaroi Ministria e Mbrojtes e Federatës Ruse, e cila dje fliste për një shpërthim nga 10 deri në 20 kilotonë. Në të vërtetë shpërthimi duket se ka qenë më i dobët, nga 3 deri në 8 kilotonë, me gjasë afërsisht, 4 kilotonë. Shpërthimi i djeshëm u shoqërua edhe me lëshimin e tri raketave nga ana e shtetit komunist. Veprimet e djeshme të qeverisë së Pjongiangut kanë ngjallur reagime të shumta në të gjithë botën.







All the contents on this site are copyrighted ©.