Takim i ambasadorëve të paqes në ishullin e paqes në Koman mbi temën“ Mos e fikeni
dashurinë, ndizeni shpresën”!
(25.5.2009 RV)Të shtunën e kaluar në ishullin e paqes në Koman të Shqipërisë
u mbajt ‘Dita e Ambasadorëve të Paqes’ mbi edukimin në paqe e në vlera të drejta dhe
të shëndosha njerëzore e morale, që duhen të jenë themel i shoqërisë shqiptare. Në
këtë takim ndërdioqezan mbi temën “ Mos e fikeni dashurinë, ndizeni shpresën”
morën pjesë të rinj nga dioqeza e Shkodrës, Sapës, Lezhës e Kosova. Për më hollësisht
të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit......